8 qytetarë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit me Covid, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete gjatë këtij harku kohor.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë ndërsa 174 qytetarë janë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,923 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Plotë: 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 184 testime, ka 8 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 19 të shëruar në 24 orët e fundit

15 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 184 testime, nga të cilët 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Berat, 2 në Tiranë, 1 në Durrës.

Janë 174 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,923 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Mars 2023)

Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 184

Testime totale 2,044,584
Raste pozitive 333,697
Raste të shëruara 329,923
Raste Aktive 174
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Berat. 12
Fier 6
Vlorë 5
Durrës. 3
Gjirokastër. 2
Shkodër. 1
Kukës. 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA