25/11 23:02
Ushtarët ukrainas po mbajnë pozicionet e tyre pranë qytetit lindor të Bakhmut në rajonin e Donetsk, pasi sulmet kanë vijuar prej kohësh.
Shtëpia e më shumë se 70,000 njerëzve para luftës, tashmë ka aty më pak se 12,000 banorë.
Muajt e fundit, beteja për qytetin është bërë një nga më të ashprat e luftës.
Edhe pse disa ekspertë ushtarakë thonë se Bakhmut nuk ka ndonjë rëndësi strategjike, ai është bërë një fokus kyç për forcat ruse dhe tani është një simbol i betejës në vazhdim në krahun lindor.
Top Channel