Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën
Analisti Arjan Curri, ka deklaruar këtë të hëne në Top Story, se Gjykata i ka bërë nder PD-së me vendimin që mori, për rikthimin e çështjes për rigjykim në shkallë të parë.
Curri u shpreh se Gjykata duke u dukur se i bëri keq, në fakt i ka bërë mirë PD-së dhe se tashmë do jemi para një dinamike të re.
Sipas tij PD-ja e Berishës gjatë zgjedhjeve lokale do jetë 35% e elektoratit ndërsa grupimi i Alibeajt 6%.
Arjan Curri: Ne e dinim që nuk do e kishin vulën. Unë e thashë që do i kthejnë për rigjykim. Kjo ishte logjike se e para një herë nuk ka pse hyn gjykata në një kosto të tillë dhe mir bën që nuk e ndan. Kjo nuk është kosto se është si të mos ketë marrë një vendim konkret. Nuk shikoj të ketë ndryshim se kur Apeli nuk merr vendim gjykata e shkallës së parë nxerr vërtetim që kryetari i PD-së është Lulzim Basha, atëherë KQZ-ja drejt asaj do shkojë. Ajo që doja të thoja është se Gjykata duke bërë keq duket se bëri mirë. Pala e foltores e akuzon gjykatën se dha një vendim të firmosur në zyrën e Ramës, nga ana tjetër kanë ngritur kujën e duket sikur presin nga Rama ta zgjidhë. Pra Gjykata duke i bërë keq i bëri mirë, është paradoks logjik pasi për mua është turp që një parti historike të presë nga një Gjykatë që të vendose kush e ka vulën e logon. Megjithatë jemi para këtij fakti dhe nga këtej e tutje kemi një dinamikë të re. Kemi dy grupe të PD-së të Berishës që është te 30% dhe Alibejn që mund të jetë tek 6% në zgjedhjet vendore.
Top Channel