Berisha nga Kuvendi: Parlamenti nuk meriton të ekzistojë as një ditë, lironi menjëherë protestuesit e arrestuar!

17/09/2026 12:29

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra në Kuvendin e Shqipërisë, duke denoncuar me forcë atë që e cilësoi si dhunë të egër policore të ushtruar ndaj qytetarëve dhe të rinjve në protestat e fundit para Parlamentit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar dhe ndëshkimin e efektivëve që përdorën dhunë, ndërsa ka theksuar se ky parlament nuk meriton të ekzistojë as një ditë të vetme.

Duke e vënë theksin te situata politike dhe tensionet e shënuara, Berisha u drejtua ashpër mazhorancës, duke u kujtuar atyre se “anija e padrinos” po mbytet çdo ditë nga revolta e qytetarëve në bulevardet e Tiranës.

Kërkoj lirimin e menjëhershme të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre. Ju kërkoni të mbijetoni me dhunë policore, por ju jeni bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar.

Ju mendoni se jeni të qetë, po u them unë ju, ai padrinoja juaj zvarritet çdo ditë zvarrë në bulevard dhe rrugët e Tiranës nga ata protestues. Dhe hiqni dorë nga mbrojtja e tij. Hiqni dorë nga mbrojtja e tij se si minj do u marrë në anijen e tij që po mbytet çdo ditë. E paimagjinueshme skandali në të cilin dalin Rama, Lubia, Nufi… A e kuptoni ç’u bëni shqiptarëve ju apo jo?
I jepni paratë kompanisë së Edi Ramës. Blen automjetet, ku i blen dhe ku nuk i blen dhe shteti ia blen ato automjete me paratë tona.

A ka akt më të shëmtuar se ky? A ka vjedhje më flagrante se kjo? A keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet-it dhe Padrinos? Si mund të heshtni ju para këtij fakti?
Kontrabandën e legjitimuat dhe bëjnë punët e pista të kryepisit. Në qoftë se qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit punët, dhe është kryeministri. Si ka mundësi ta ndiqni ju këtë?
Si ka mundësi?“, u shpreh Rama.

Top Channel