Protestat e dhunshme/ “Nga janari do të rrisim dhe rrogat”, Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front Monika Kryemadhi është ndalur pas seancës në GJKKO për të biseduar me protestuesit që ndodheshin përpara SPAK dhe Gjykatës së Posaçme.
Gjatë diskutimit, Kryemadhi i këshilloi ata që të strukturojnë dhe organizojnë lëvizjen e tyre, por duke i paralajmëruar që të mos ndjekin mënyrën e funksionimit të partive politike.
Biseda vijoi më pas me replika mes saj dhe një prej protestuesve për partitë, votën dhe raportin e politikanëve me qytetarët.
Pjesë nga diskutimi:
Monika Kryemadhi: Më dëgjoni një sekondë aq eksperiencë sa kam unë. Një sugjerim po jua jap nga vetja imë, Strukturohuni! Po nuk u strukturuat, do të ngeleni shumë pak.
Protestuesi: Me kë të strukturohemi?
Monika Kryemadhi: Me njëri -tjetrin…Po atëherë qenkan të gjithë shqiptarët hajdutë
Protestuesi: Jo, partitë janë përçarëse.
Monika Kryemadhi: Partitë atë punë kanë, nuk të do ty partia. Pse si do t’ia mbash ti?
Protestuesi: Urdhëro!
Monika Kryemadhi: Si e mban televizioni gjithë atë godinë të madhe?
Protestues: Me lekët e popullit
Monika Kryemadhi: Po si u bë ai pra, nga populli
Protestues: Po edhe ti nga populli je bërë me thënë të drejtën.
Monika Kryemadhi: Jo mua nuk më ka bërë populli, mua më ka bërë shoqëria. Mua nuk më ka votuar populli.
Protestues: Me shoqëri na keni vjedhur të gjithë bashkë
Monika Kryemadhi: Jo, jo. Mua më ka votuar shoqëria ime jo populli.
Protestuesi: Votën ia ke kërkuar popullit.
Monika Kryemadhi: Ti më ke votuar? Unë votën ia kam kërkuar shokut tim, jo popullit. Po ti pse vjen këtu?
Protestuesi: Ç’është kjo me shoqëri, mirë që e thua se del keq vetë.
Monika Kryemadhi: Populli ia ka dhënë Edi Ramës
Protestuesi: Nuk ia ka dhënë Edi Ramës, e ka vjedhur votën.
Top Channel