25/11 08:19
Kylian Mbappe u kthye në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave te PSG me golin e realizuar ndaj Nantes.
Edhe pse vetëm 24 vjeç, ylli francez parakaloi Edinson Cavanin dhe kryeson i vetëm me 201 gola. Statistika e veçantë mund të përmirësohet akoma.
“Unë jam këtu për të shkruar historinë, por ajo që më intereson më shumë janë objektivat e ekipit. E kam shijuar çdo moment këtu. Jam përmirësuar si futbollist. Kam ndryshuar shumë, shumë…
Erdha te PSG si një lojtar i ri. Isha i talentuar, por ende shumë i ri. Kam mësuar shumë këtu edhe në aspektin njerëzor. Unë jam parizien, është diçka e veçantë të luaj për PSG-në”, deklaroi sulmuesi.
Top Channel