Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje vilën që zotëron në Manchester

19/02/2023 22:59

Nëntorin e kaluar, para se Cristiano Ronaldo të niste grumbullimin me Portugalinë për Botërorin “Katar 2022”, dha intervistën e famshme me gazetarin e njohur Pierce Morgan, duke paralajmëruar largimin nga Manchester United, ku nuk u kthye as pas përfundimit të Botërorit.

CR7 në ditët e para të janarit zyrtarizoi transferimin në Arabinë Saudite të Al Nassr. “Ylli” portugez, tashmë 38-vjeçar, mësohet se ka nxjerrë në shitje shtëpinë ku jetonte në Angli, më saktë në Cheshire.

Një rezidencë autentike, e cila ka shtatë dhoma gjumi, gjashtë tualete, një palestër të teknologjisë së lartë, pishinë, xhakuzi, një dhomë kinemaje dhe madje edhe një oborr ku kishte instaluar një fushë padeli.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, shtëpia (kishte një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh) tani është në shitje për 5.5 milionë stërlina (rreth 6.1 milionë euro). Ajo cilësuar si “një kryevepër në dizajnin modern”.

Top Channel