Berlusconi sfidon Milanin, hap “sirtarin” e kujtimeve: Baresi, më i madhi

17/02/2023 20:22

Për pronarin e Monzas, Silvio Berlusconi, sfida kundër Milanit nuk do të jetë si ndeshjet e tjera.

Presidenti i skuadrës që sapongjitur në elitën e futbollit italian hap “sirtarin” e kujtimeve për të folur për epokën e artë të tij si numri 1 i “Djallit”:

“Gjatë gjithë jetës sime kam pasur ëndrra që dukeshin të pamundura për t’u realizuar për të gjithë. Kur mora Milanin, doja që të bëhej skuadra më e fortë në botë dhe ia dola”.

“Kavalieri” do të rikthehet në stadiumin “San Siro” ku do të shohë nga afër një lloj derbi personal:

“Me Milanin fitova gjithçka. Kam kujtime të forta nga viti 1994. Isha në Romë për të kërkuar votëbesimin e qeverisë dhe për këtë arsye nuk munda të shihja finalen e Athinës (në Champiosn).

E telefonova Gallianin në fund të ndeshjes dhe më tha se kishim fituar 4-0. Duke i bashkuar të gjitha ato që kemi fituar, ndihem krenar”.

Ka shumë lojtarë që Berlusconi i afroi dhe i rriti te Milani. Ai është ende i lidhur me shumë prej tyre:

“E dua shumë Maldinin, është djali dhe babai i lojtarëve të Milanit. Dua shumë nga Milani im emra si Gullit, Van Basten…

Më i madhi? Baresi, një lojtar fantastik, një njeri me ndershmëri të pabesueshme, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, madje edhe nga kundërshtarët e tij”, janë fjalët e Berlusconit për “Sky”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA