E rrallë në Europa League, UEFA i beson gjykimin arbitrit të VAR-it

16/02/2023 21:26

UEFA ka ndërruar në momentet e fundit arbitrin kryesor të Salzburg-Roma. Dueli i parë i vlefshëm për raundin e 1/16-ve në Europa League, po transmetohet në SuperSport 1.

Për gjykimin e kësaj sfide ishte përzgjedhur suedezi Glenn Nyberg, por UEFA e zëvendësoi pak përpara fillimit të takimit me holandezin Dennis Higler.

Ky i fundit ishte pjesë e skuadrës së VAR-it në përballjen që po zhvillohet në tokën austriake. Shkaqet e këtij vendimi nuk tregohen.

Higler ka si ndihmës suedezin Mahbod Beigi dhe gjermani Eduard Beitinger. Zyrtari i katërt është gjithashtu suedez, Adam Ladeback.

Rezultati vazhdon të jetë 0-0, ndërkohë që Marash Kumbulla po e ndjek nga pankina këtë sfidë.

Top Channel