Amorim triumfon ndaj Interit dhe befason me deklaratën: “Tifozët nuk janë budallenj” 01/11 01:42
Valencia po vuan dhe rrezikon seriozisht rrëzimin në La Liga 2, edhe pse nuk mungon kualiteti. Skuadra e njohur spanjolle, renditet në vendin e tretë nga fundi në kampionatin spanjoll.
Në sfidën e fundit ndaj Athletic Bilbao (1-2) u regjistrua ndeshja e shtatë pa fitore. Suksesi i fundit i Valencias në La Liga, ka ndodhur në nëntorin e vitit të kaluar.
Sulmuesi uruguaian do të qëndrojë rreth një muaj larg fushave të blerta. 35-vjeçari ka humbur ndeshjet ndaj Getafes, Real Sociedad dhe Barcelonës.
Cavani firmosi në verë me Valencian si lojtar i lirë. Deri tani, sulmuesi i njohur numëron 7 gola dhe një asist mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit.
Top Channel