Kosova nisi një kontigjent të FSK-së drejt Turqisë, duke ofruar kështu ndihmën e saj për vendin e goditur nga tërmetet vdekjeprurëse.
Kontingjenti përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit. “Në varësi të nevojave dhe kërkesave gjatë ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit dhe asistencës për pasojat e tërmetit”, sqaroi Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj.
Momenti kur trupat e Kosovës mbërritën në Adana u prit me duartrokitje nga vullnetarët turq. Pamjet e tij u publikuan nga Fondacioni SETA në Uashington.
Më herët, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, autorizoi Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndihmë Republikës së Turqisë “për kapërcimin e pasojave të këtyre tërmeteve. Në cilësinë e komandantes supreme, ajo nënshkroi autorizimin për dërgimin e trupave të FSK-së në operacionin humanitar në Turqi. Ekzekutivi kosovar nga ana tjetër pohoi se ishte vënë menjëherë në lëvizje për të mbledhur informata nëse kishte shtetas të Kosovës në qytetet e goditura, dhe për t’u ofruar mbështetjen e nevojshme.
Top Channel