Situatë dramatike në Turqi pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që goditi jugun e këtij vendi. Mijëra të vdekur, po aq të zhdukur raportohet nga mediet turke, ndërsa shifrat vijojnë të shtohen.
Pas lajmit tragjik të vdekjes së portierit të Yani Malatyaspor, Eyup Turkaslan, trupi i të cilit u nxorr pa jetë nga rrënojat, një tjetër lajm dramatik mësohet në lidhje me një bashkëlojtar të viktimës, pikërisht Baris Basdas.
33 vjeçari i lindur në Këln por me origjinë turke, duke kuptuar seriozitetin e situatës, është hedhur nga ballkoni i katit të dytë në përpjekje për të shpëtuar.
Lajmin e ka dhënë agjenti i tij, Serdar Topçu, i cili ka deklaruar se djali aktualisht është i plagosur, pasi ka dëmtuar rëndë këmbën.
Top Channel