Shtyu Hamiltonin jashtë piste, Leclerc kërkon falje publikisht: Gabova…
Lando Norris fiton pole position në Çmimin e Madh të Madridit, gara debutuese e kalendarit të Formula 1. Piloti i McLaren arriti të përshkojë pistën spanjolle me kohën 1 minutë 31 sekonda dhe 824 të mijtat duke lënë pas të gjithë rivalët e tij.
Menjëherë pas tij, në provat zyrtare të këtij çmimi të madh u pozicionua Andrea Kimi Antonelli që regjistroi një kohë me vetëm 11 të mijtat më shumë se Norris, ndërkohë që mjaft mirë bëri edhe Max Verstappen që do të nisë garën e së dielës nga vendi i tretë teksa shënoi një kohë prej 140 të mijtat më të lartë se ajo e britanikut të McLaren.
Menjherë pas Verstappen në vendin e katërt është Lewis Hamilton që la pas shokun e tij te Ferrari, Charles Leclerc në të pestin, ndërkohë që piloti tjetër i Mercedes George Russell në vendin e gjashtë.
Vija e katërt e startit të garës do të përbëhet nga Oscar Piastri i McLaren dhe Liam Laëson që u pozicionuan respektivisht në vendin e 7 dhe të 8, ndërsa dhjetëshen më të mirë në kualifikueset e Çmimit të Madh të Madridit e plotësuan Franco Colapinto dhe Arvid Lindblad.
Top Channel