Sfidë miqësore ndaj Atletico Nacional, Chapecoense, në fushën kolumbiane 10 vjet pas tragjedisë ajrore
Nick Woltemade duket se po ambientohet shpejt në Torino, ku ende është në kërkim të një shtëpie ndërkohë që nuk kursehet në dhënien e autografeve dhe kryerjes së selfie me tifozët që e takojnë. Sulmuesi gjerman nuk i ka kursyer fjalët e mira për shokët e skuadrës dhe sidomos trajnerit Luciano Spalletti në një intervistë të dhënë për DAZN.
‘Kur e takova Spallettin për herë të parë me familjen time, të gjithë menduam një gjë; aura-tha Woltemade-ka një aura të madhe, duket i qetë, por është shumë i qartë në atë që dëshiron si brenda ashtu edhe jashtë fushës së lojës. Po më ndihmon shumë dhe nisi menjëherë të punojë me mua për të më përmirësuar. Jam i sigurt se me të do të bëhem një futbollist më i mirë’.
WOLTEMADE DHE KRAHASIMET E SPALLETTIT E BUFFON— Ndërkaq, krahasimet për shkak të fizikut të tij të veçantë nuk mungojnë. Vetë trajnerit të Juventusit ish futbollisti i Neëcastle i kujton një kalë të fortë, të palodhshëm që në të kaluarën është përdorur në luftë, i famshëm për flokët e dendur dhe shpesh me onde.
‘Nuk e kam parë kurrë atë racë në Gjermani, por e di që ideja ishte të më përshkruante si një futbollist i gjatë, por i aftë në lojën me top, një djalë i mirë që ndihet mirë me të gjithë-përgjigjet ëoltemade-shpresoj që një ditë ta shoh këtë kalë, për momentin mund të besoj te fjalët e tij’.
Më i drejtpërdrejtë ishte Gianluigi Buffon që në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport tha se sheh ngjashmëri mes futbollistit gjerman dhe Zlatan Ibrahimovic.
‘Të jesh në një frazë me Ibrahimovic e për më tepër e thënë nga Buffon, është duçka e pabesueshme-vijon Woltemade-kur dëgjon lojtarë të atij nivelil të flasin për ty është një ndjesi shumë e bukur, kështu që e vlerësova vërtet atë çfarë ai tha për mua duke me krahasuar me Ibrahimovic dhe shpresoj që një ditë të mund të them se ia dola të përsëris atë që ai ka bërë. Buffon është një legjende dhe vetëm fakti që përmendi emrin tim, më bën të ndihem krenar’.
JUVE, WOLTEMADE DHE DYSHJA SULMUESE ME KOLO MUANI—Por, ndërkaq mbrëmjen e së dielës do të luhet sfida mes Sassuolos dhe Juventusit dhe ekziston mundësia që sulmuesi gjerman të luajë bashkë me Kolo Muani në një moment të sfidës edhe për të mbuluar mungesat e rëndësishme në mesfushë që kanë goditur bardhezinjtë.
‘Sigurisht mund të luaj si një nr.10 pas shpinës së sulmuesit, të lëviz rreth tij, siç kam bërë të Stuttgarti dhe siç e bëra kundër Milanit me Kolo Muani, por jemi të shkembyeshëm-shpjegon Woltemade-shpresoj që të mund të përsëris atë sezon me Stuttgartin kur shënova 17 gola dhe fitova Kupën e Gjermanisë. Do të doja t’ia dilja mbanë edhe këtu’.
Top Channel