Formula 1/ Norris shkëlqen në Madrid, kampioni i botës fiton pole position në tokën spanjolle
Fitorja e pole position në Çmimin e Madh të San Marinos nuk e ndihmoi Marco Bezzecchin që të fitojë Garën Sprint. Ishte Marc Marquez si që triumfoi në garën e vogël të zhvilluar në Misano Adriatico që e la pas italianin e Aprilias dhe Jorge Martin.
Gjithçka në këtë garë ndodh që në fillimin e garës me Marc Marquez që i bëri një start perfekt duke parakaluar Bezzecchin dhe për t’iu shkëputur më pas italianit duke krijuar një diferencë prej 1 sekonde e gjysmë. Më pas kampioni në fuqi i botës, diti të ruajë kryesimin e tij edhe pse Bezzecchi arriti të ulë në nën 1 sekondë diferencën kohore me të.
Në vendin e tretë u pozicionua kryesuesi aktual i Botërorit të MotoGP Jorge Martin. Klasifikimi i Garës Sprint vijon me Fabio Di Giannantonio në vendin e katërt që la pas Alex Marquez, ndërkohë që dhjetëshen e plotësojnë Acosta, Fernandez, Aldeguer, Marini e Zarco.
Pas Garës Sprint, klasifikimi i përgjithshëm sheh Marc Marques në kuotën e 249 pikëve duke e reduktuar në vetëm 14 pikë diferencën me Jorge Martin kryesues, ndërsa në vendin e tretë është Marco Bezzecchi me 241 pikë.
Top Channel