Inter, vjen ora e John Stones, gati të bëjë debutimin si titullar në sfidën ndaj Udineses
Cristian Chivu këmbënguli me forcë për ta mbajtur dhe klubi ia plotësoi kërkesën, pavarësisht ofertave të marra, sepse beson te cilësitë e futbollistit, një talent i rritur në shtëpi dhe i dërguar për t’u maturuar në Belgjikë duke u rikthyer këtë verë për t’u rritur akoma më shumë nën drejtimin e trajnerit rumun dhe në hijen e Calhanoglu.
Tani do t’i takojë Aleksandar Stankovic që të fitojë hapësirat e duhura dhe të jetë gjithnjë gati kur të thirret në apel dhe ndeshja me Udinesen mund të jetë momenti i duhur. Sigurisht eksperienca te Brugge i dha mundësinë djalit të Dejan Stankovic që të njihet edhe jashtë Italisë, madje në sesionin e fundit të merkatos kur Interi ushtroi të drejtën e riblejrjes së tij, në selinë e klubit zikaltër erdhën oferta për të. Si trajneri e klubi ashtu edhe vetë futbollisti i mbyllën dyert me Stankovic që vendosi të qëndrojë për të luajtur shanset e tij të skuadra zikltër.
Një refuzim që erdhi edhe në ditët e fundit të tratativave kur mbi mesfushorin serb u përqendrua vëmendja e Liverpool; në mesin e diskutimeve për Curtis Jones, klubi i The Reds kërkoi si shkëmbim pikërisht Stankovic. Sipas medias britanike që zbuloi prapaskenat, refuzimi i Interit, vetëm e frenoi përkohësisht klubin anglez që është gati të bëjë një tjetër tentativë në merkaton e janarit ose verën e ardhshme.
Gjithçka do të varet nga shifrat që do të regjistrojë Stankovic në këtë sezon të tij të parë se skuadra e parë e Interit, sa hapësirë do të ketë dhe si do të vijojë rritja e tij si futbollist. Sigurisht që pasi refuzoi një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh, Interi nuk ka ndërment të privohet nga talenti i tij, maksimumi mund të mendojë opsionin e dhënies së tij sërish me huazim në mënyrë që futbollisti të luajë më me vazhdimësi që në mesfushën aktuale të Interit vështirë se mund ta gjejë.
Top Channel