Nga bashkimi i bashkive të vogla me fqinjet e mëdha, te 36 rrethet e deri te kryetarët e qarqeve me zgjedhje, Mazniku zbulon 4 skenarët e PS për Reformën Territoriale 28/03 21:52
Shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën nën 21 vjeç, i hedhur këtë javë në Nyon të Zvicrës, e vendosi kombëtaren kuqezi në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.
Pas përcaktimit të kundërshtarëve të grupit kualifikues sot u përcaktua edhe kalendari i ndeshjeve.
Shqipëria U21 e drejtuar nga Alban Bushi, do ta nisë fushatën e saj në transfertë ndaj Armenisë (8 shtator) dhe do ta mbyllë po ndaj Armenisë (15 tetor 2024), brenda në shtëpi. Në muajin mars dhe qershor, brenda datave zyrtare, kuqezinjtë e vegjël do të luajnë katër ndeshje miqësore për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për një fushatë kualifikuese.
Top Channel