Arrat
Arrat dhe bajamet janë veçanërisht të mira për zemrën. Ato janë të pasur me fibra, proteinë, acid alfalinoleik, vitaminë E dhe yndyrna mono-të-pangopura.
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm.
Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Ekspertët kanë identifikuar disa ushqime të shëndetshme të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.
Avokado
Avokado është e pasur në proteina, fibra, vitamina dhe minerale. Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut. Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin me nga 11 deri në 22%.
Brokoli përmban shumë vitaminë K që parandalon mpiksjen e gjakut. Fibra tek brokoli ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin.
Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq. E mira e tyre është se gjenden në treg gjatë gjithë vitit.
Studiuesit australianë kanë zbuluar se kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid klorogenik që parandalon problemet me zemrën.
Top Channel