1 Qershori dhe premtimet, nis agjenda për fëmijët, kërkohet fundi i kurimeve me donacione

01/06/2026 16:14

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, vëmendja kthehet tek buzëqeshja, gëzimi i tyre, i cili duket që në përgatitjet për shfaqjet dhe performancat e tyre që emocionojnë çdo prind e jo vetëm.

Pas çdo ëndrre dhe gëzimi fshihet shpresa për një të ardhme më të mirë për ta. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale lançoi në këtë 1 Qershor Agjendën Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve 2027–2030, e cila synon të vendosë në qendër nevojat dhe mirëqenien e fëmijëve.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet me frikë. Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i përjashtuar. Dhe asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet pas. Prandaj sot lançojmë Agjendën Kombëtare për Fëmijët 2027–2030, jo thjesht si një dokument, por si një premtim që do të bëjmë më shumë për mbrojtjen e fëmijëve, shëndetin e tyre mendor, sigurinë online dhe për një Shqipëri ku çdo fëmijë ka mundësi të ëndërrojë dhe të ecë përpara”, u shpreh Evis Sala.

Institucioni i Avokatit të Popullit nënshkroi nismën për qytetarët që mjekimi i fëmijëve në spitale jashtë vendit të mos bëhet më me GoFundMe.

Me autorizim nga KQZ, një grup prindërish kanë nisur mbledhjen e firmave për të propozuar një ligj që garanton financim nga shteti për kurimin e fëmijëve, ku deri më tani janë mbledhur 17 mijë firma.

Top Channel