Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë studimit të botuar në The Lancet për eliminimin e vdekjeve nga kanceri i shkaktuar nga Human Papilloma Virus tek gratë dhe burrat që janë vaksinuar herët në Angli. Për periudhën 2020-2024 janë shënuar 0 raste.
Në Shqipëri, përveç vajzave 13 dhe 14 vjeç në kalendarin e detyrueshëm, ka nisur këtë vit vaksinimi i djemve 13 vjeç. Dhe nga 15 mijë djem që i përkasin kësaj moshe, deri më tani janë vaksinuar 3400.
“Ka një interes të shtuar të djemve, madje edhe të moshave. Deri më tani janë vaksinuar 25% e tyre”, tha ekspertja Rovena Daja.
Sipas studimit, personat që vaksinohen në moshën 12-13 vjeç ndaj HPV kanë zero risk të vdesin nga kanceri i shkaktuar nga ky virus. HPV besohet se shkakton 99% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës tek gratë, por të rrezikuar janë edhe meshkujt.
Për të pasur rezultatet e Anglisë apo vendeve të tjera që e kanë pasur më herët në kalendarin e detyrueshëm këtë vaksinë, duhet të rritet përqindja e vaksinimit.
Prindërit nuk duhet të harrojnë që në këtë moshë duhet aplikuar edhe vaksina që mbron nga difteria dhe tetanozi.
Top Channel