Bashkëshorti i një gjysheje 72-vjeçare që u shtyp për vdekje nga një reklamë restoranti 1180 kg e rëndë në SHBA, ka vdekur edhe ai nga plagët që kishte marrë në incidentin e tmerrshëm.
Lloyd Curtis, 77 vjeç, vdiq dy ditë pas bashkëshortes së tij së 50 viteve Lillian Mae Curtis, e cila pësoi plagë të rënda në kokë kur reklama gjigante ra mbi makinën e tyre në një parking në Kentucky, njofton rrjeti vendas KVUE.
Çifti tragjik kishin shkuar për të ngrënë në restorant bashkë me bijën e tyre Mary Graham, 58 vjeçe, pasi kishin marrë Lloyd Curtis që doli nga spitali në Louisville pas një operacioni, kur ndodhi tragjedia e shembjes së reklamës mbi makinën e tyre, sipas raportimeve prej një goditjeje të papritur ere.
Lillian, e cila ishte ulur në sediljen e pasme, kishte pësuar plagë “katastrofike” në kokë dhe nuk mund të operohej, tha për mediat mbesa e çiftit Mary Howard.
“Doktorët thanë se ishte e menjëhershme dhe se trupi i saj nuk ka ndjerë dhimbje”, tha Howard.
Ndërsa e bija Mary Graham pësoi disa thyerje në brinjë dhe gërvishtje, por ka dalë tashmë nga spitali.
Autopsia do të përcaktojë nëse vdekja e Lloyd Curtis ka ardhur nga plagët e incidentit, njoftonte mjekësia ligjore.
Policia tha se po heton nëse moti me erë i kohës së incidentit ka kontribuar në rënien e reklamës nga baza e saj.
Lillian e Lloyd Curtis iu dha lamtumira në një funeral të përbashkët të premten.
“Shpresoj që të jesh dujke kërcyer në qiell me gjyshen,” shkruante mbesa e tyre Amy Nichols në një homash Facebook. “Gjyshen time e donin shumë njerëz dhe humbja e saj ka lënë një vrimë të madhe boshe te ne”, shtonte ajo.
Top Channel