Goli i Nathan Ake vendosi sfidën Manchester City-Arsenal. Dueli i raundit të 1/16-ve në FA Cup, u mbyll 1-0 për skuadrën e Pep Guardiolës, që iu fal golit të bukur të qendërmbrojtësit holandez për të thyer rivalët e mëdhenj në Premier League.
Kjo është hera e parë në histori që “Cityzens” fitojnë ndaj Arsenalit në një ndeshje të kompeticionit FA Cup.
FA CUP, raundi i 1/16-ve
MANCHESTER CITY-ARSENAL 1-0 (Ake 64′)
Kronika e ndeshjes:
67′ Reagon Arsenali. Eddie Nketiah i afrohet barazimit, topi largohet në këndore.
64′- Goooooooooool. Manchester City në avantazh. Julian Alvarez ndalet nga shtylla, Jack Grealish pason për Nathan Ake, me mbrojtësin holandez që realizon një gol të bukur.
Krahas duelit në distancë në Premier League, Man. City dhe Arsenal përballen në një sfidë direkte në fazën e 1/16-ave të FA Cup, trofeut të dytë më të rëndësishëm në Angli.
Një sfidë me eliminim direkt, teksa në rast barazimi, do të duhet të përsëritet në një datë tjetër, në “Emirates Stadium” të Londrës, megjithatë Guardiola dhe Arteta nuk janë kursyer në përzgjedhjen e formacioneve, pasi duan të mbyllin llogaritë që këtë mbrëmje.
Formacionet zyrtare
Top Channel