“Do të bëj diçka speciale!”/ Kush është bjondja seksi që po çon peshë tifozët e Argjentinës në SHBA?

16/06/2026 12:00

Atmosfera rreth Kampionatit Botëror 2026 po ndizet gjithnjë e më shumë, jo vetëm brenda fushës së blertë, por edhe jashtë saj.

Së fundmi, vëmendjen e mediave ndërkombëtare e ka rrëmbyer Kitana Montana, aktorja e njohur argjentinase e industrisë për të rritur, e cila ka bërë një premtim mjaft të guximshëm për fansat e saj dhe të kombëtares.

Montana ka deklaruar publikisht se nëse kombëtarja e saj e udhëhequr nga Lionel Messi arrin të shpallet kampione e botës në këtë turne, ajo do të realizojë një xhirim dhe projekt krejtësisht special si dhuratë për këtë sukses. “Jam e bindur që do të fitojmë përsëri. Dua të jem atje për të mbështetur ekipin dhe për të festuar me të gjithë”, u shpreh ajo për mediat.

Aktorja ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për të ndjekur ndeshjet nga afër dhe ka shtuar me batutë se përveç trofeut, shpreson që në shkallët e stadiumit të gjejë edhe bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Në mbyllje të deklaratës së saj, Montana bëri një krahasim interesant që ka shkaktuar mjaft diskutime në rrjetet sociale, duke thënë se sheh shumë ngjashmëri mes sportistëve profesionistë dhe performuesve të industrisë së saj: “Të dyja palët argëtojmë njerëzit duke treguar se çfarë është i aftë të bëjë trupi i njeriut.”

Top Channel