Botërori 2026/ Polemika të reja në horizont, presidenti Trump do të ngrejë trofeun me skuadrën kampione

16/06/2026 12:04

Donald Trump bie sërish në tundim. Sipas asaj që zbulpn Talk Sport, presidenti i SHBA do të ngrejë trofeun e Kupës së Botës pas finales së 19 korrikut që do të luhet në MetLife Stadium të New Jersey së bashku me skuadrën që do të triumfojë në këtë turne.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë që sapo ka festuar 80 vjetorin e tij të lindjes do të ngjitet në podiumin e ceremonisë së dorëzimit të trofeut bashkë me mikun e tij, presidentin e FIFA, Gianni Infantino për të përsëritur atë që ndodhi edhe vitin e kaluar në Botërorin e Klubeve ku ai u pa bashkë me futbollistët e Chelsea në festën e triumfit të Bluve të Londrës.

Por në atë kohë, prania e Trump në podium bashkë me Chelsea shkaktoi shumë polemika dhe nuk ishin të paktë ata që e akuzuan presidentin e SHBA se ndërhyn më tepër seç duhet aty ku nuk i takon.

Top Channel