Historia e veçantë e Botërorit/ I lindur në Irlandë me mbiemër latin, kush është mbrojtësi që u grumbullua me Kepin e Gjelbër nëpërmjet… LinkedIn-it

15/06/2026 22:33

Mbrojtësi i Kepit të Gjelbër, Roberto Lopes, është kthyer në një nga historitë më të veçanta të Botërorit 2026, pas paraqitjes surprizë ndaj Spanjës.

Pavarësisht emrit të tij me origjinë latine, Lopes ka lindur në Dublin dhe ka një histori të pazakontë që e ka çuar deri në skenën më të madhe të futbollit botëror. Ai përfaqëson Kepin e Gjelbër për shkak të prejardhjes familjare, me nënë irlandeze dhe baba nga ky vend afrikan.

Sipas rrëfimeve të vetë lojtarit, gjithçka ka nisur në mënyrë të papritur në vitin 2019, kur trajneri i atëhershëm i kombëtares, Rui Águas, e ka kontaktuar përmes platformës LinkedIn. Në atë kohë, Lopes luante në mënyrë modeste në kampionatin irlandez me Shamrock Rovers dhe kishte vetëm eksperienca të kufizuara me ekipet zinxhir të Irlandës.

Fillimisht, mesazhi i ardhur në gjuhë të huaj iu duk si spam dhe ai e injoroi për disa muaj, derisa vendosi ta verifikojë më tej. Me ndihmën e përkthimit, kuptoi se bëhej fjalë për një ftesë reale për t’iu bashkuar kombëtares së Kepit të Gjelbër.

Pas pranimit të ftesës, karriera e tij mori një kthesë të papritur, duke kaluar nga futbolli i klubeve modeste në përfaqësimin në nivelin më të lartë ndërkombëtar, ku sot është pjesë e një prej historive më të veçanta të këtij turneu botëror.

Top Channel