Jurgen Klopp kritikon ashpër Kupën e Botës: Futbolli po mbahet peng, pauzat e hidratimit janë “kosh i artë” për sponsorët

16/06/2026 11:33

Ish-trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp, ka kritikuar ashpër mënyrën se si po organizohet futbolli modern, duke vënë në shënjestër veçanërisht “pauzat e hidratimit” gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.

Në një deklaratë për transmetuesin gjerman ZDF, Klopp u shpreh se futbolli “mbahet peng nga drejtues të mbyllur në zyra me ajër të kondicionuar”.

Sipas tij, pauzat e hidratimit, të prezantuara si masë për mirëqenien e lojtarëve, në realitet nuk shërbejnë për këtë qëllim, por janë kthyer në një mjet të lidhur me interesat komerciale.

“Na janë prezantuar si mburojë për mirëqenien e lojtarëve, por në fakt nuk janë gjë tjetër veçse një thes i artë i ndërtuar për sponsorët”, tha Klopp.

Ai shtoi se gjatë ndeshjeve ka vërejtur lojtarë që qëndrojnë të palëvizur për shkak të nxehtësisë gjatë këtyre ndërprerjeve, ndërsa ritmi i lojës, sipas tij, diktohet nga reklamat.

“Për kë punon realisht Kupa e Botës? Për tifozët, për lojtarët apo për reklamuesit?”, u shpreh më tej ish-trajneri gjerman.

Deklaratat e Klopp vijnë në një moment kur debati mbi ndikimin e reklamave dhe ndërprerjeve të lojës në futbollin elitar po bëhet gjithnjë e më i fortë.

Top Channel