I rrëzuar në parlament, por me mandat teknik për këtë detyrë, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç e shigjetoi kreun e shtetit, Milo Gjukanoviç duke thënë se shpreson që vendi të ketë një president të ri përmes zgjedhjeve presidenciale, dhe tregoi preferencën e tij për këtë rast.

Do të ishte mirë, tha Gjukanovic, që të dilej me një kandidat të përbashkët dhe nga radhët e shoqërisë civile. “Kjo do të ishte e mrekullueshme. Madje do të ishte shumë domethënëse nëse do të bëhej fjalë për një zonjë”, u shpreh ai.

Duke folur për rinisjen e negociatave për formimin e një qeverie të re nga shumica parlamentare që doli prej zgjedhjeve të vitit 2020, Abazoviç u shpreh i gatshëm të të dëgjojë propozimet, nëse ka të tilla.

“Nëse ka një propozim konkret se si duhet të duket, jam plotësisht i hapur ta dëgjoj, vetëm të mos të flasim kot”, ishte komenti i drejtpërdrejtë i tij.

Kryeministri dhe presidenti malazez janë prej kohësh në kurs përplasjeje me njëri-tjetrin. Në shtator, partitë e shumicës parlamentare refuzuan nismën e Gjukanovicit për të shpërndarë Parlamentin dhe për të mbajtur zgjedhje të parakoheshme, me qëllimin që të formohej ekzekutivi i ri.

Qeveria e Dritan Abazovicit është me mandat teknik që nga gushti i vitit të kaluar, pasi ekzekutivit iu votua mocioni i mosbesimit në Parlament, lëvizje kjo që u nxit nga nënshkrimi i Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA