Rita Vehapi e cila së fundi ka marrë stemën e FIFA-s, hap ky që do t’ia mundësojë asaj të ndajë drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare tregon tregon sesa i vështirë është arbitrimi për vajzat.
“Refere kryesore në Kosovë me të vërtetë kemi shumë pak femra edhe vet fakti që e kam zgjedhur këtë opsion është se nuk ka pasur, është vetëm një, ajo e ka moshën pak më të re. FIFA i ka kriteret e veta që duhet të plotësohen dhe ajo është Festina Koxha dhe ajo ende nuk e ka përmbushur kriterin e moshës për ta nominuar. Ajo ka qenë refere para meje, por për shkak të viteve nuk ka mundur të nominohet, kështu që kanë vazhduar me mua, edhe pse e kam bërë tani një vit përvojë vetëm por ka qenë e deleguar në shumë ndeshje edhe kjo ka qenë njëra nga arsye dhe ata kanë qenë duke na vëzhguar çfarë po bëjmë, si po shkon dhe kanë ardhur në përfundim që unë është dashur të përzgjidhem.”
Pasi t’i kryejë edhe testet e fundit, arbitrja nga Kosova thotë se pret që të delegohet në ndeshjet e nivelit ndërkombëtar.
“Unë pretendoj që kur të shkoj atje t’i përfundoj ato teste, me vullnet shumë jam duke pritur dhe po punoj në atë aspekt, po shpresoj që mos të ndodh e kundërta edhe pse të mos më zë në befasi për shkak të kësaj pjesës që më ka rënë shumë shpejtë të përgatitem dhe nganjëherë di ajo faza e lodhjes të na zë në befasi, por në rast se i përfundoj, pres që ata të më delegojnë nëpër ndeshje më të reja pak sepse është vetëm fillimi sepse duhet pasur një bagazh të mirë për t’i udhëhequr ndeshjet e nivelit më të lartë. Por, pres njëherë çfarë po ndodh më këtë pjesën e përgatitjes dhe pastaj të shohim.”
Megjithëse thotë se në Kosovë ka ende paragjykime për vajzat që merren me futboll në Kosovë, ajo inkurajon të gjitha që të këmbëngulin në realizimin e ëndrrës së tyre.
Top Channel