Nuk ka fitues në sfidën mes Vorës dhe Skëndërbeut e vlefshme për javën e pestë të Abissnet Superiore. Skuadrat dolën nga fusha lojës me barazimin 1-1 duke marrë secila nga 1 pikë.

Skënderbeu arriti të zhbllokojë rezultatin që në minutën e 5 me Bismark, por goli i tij u anulua për pozicion kjashtë loje. Ndërsa në minutën e 33 i erdhi radha Vorës që të shënonte me Karrican duke marrë kryesimin në rezultat në 1-0.

Vora pati shanset e saj edhe për golin e dytë, por futbollistët e saj nuk mundën t’i shfrytëzonin. Në minutën e 62 skuadra e Arjan Bellajit mbeti me 10 futbollistë pasi Kashari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë që u shndërrua në të kuq.

Pak minuta para përfundimit të sfidës, Skënderbeu fitoi një 11 metërsh që u kontestua me Bismark që mori përsipër ekzekutimin e penalltisë duke u treguar i saktë dhe duke barazuar shifrat në 1-1 rezultat që mbeti i tillë deri në përfundim të sfidës.

Top Channel