Premier League/ Brighton ndëshkon Arsenalin, kampionët pësojnë humbjen e parë, ndalet edhe Hull City
Cagliari vazhdon të ëndërrojë në këtë sezon të Serie A. Skuadra sarde arriti të mposhtë Udinesen në Friuli me rezultatin 1-0 duke regjistruar fitoren e katërt( e treta në transfertë) në 5 ndeshjet e para të kampionatit dhe e sheh veten në zonën evropiane.
Njeriu i ndeshjes për Cagliarin u bë pikërisht Daniel Maldini që la pas një javë të vështirë pas aksidentit në Milano ku ai u bë protagonist. Fantazisti italian në minutën e 54 shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Udineses që u gjet e papërgatitur te një kthim prapa e topit e Miller. Maldini e shfrytëzoi mjaft mirë dhe me shumë lehtësi shënoi golin e avantazhit 1-0 tëq Cagliarit që është edhe ai përfundimtar. Pas shënimit të golit pjesa tjetër e futbollistëve festuan me Maldinin që u duk se iu kërkoi ndjesë edhe tifozëve kuqeblu
Rafaele Palladino e nisi me një barazim aventurën e tij te Bologna. Kjo e fundit priti Torinon në Dall’Ara një sfidë kjo që u mbyll me barazimin 1-1. Skuadra bolonjeze mori avantazhin në këtë takim në minutën e 14 me golin e Bernardeschi, por në pjesën e dytë Bologna e uli ritmin e lojës dhe nga kjo përfitoi Torino që shënoi golin e barazimit me Kulenovic në minutën e 77. Pas kësaj ndeshjeje, Bologna shkon në 2 pikë, ndërsa Torino në 4.
Top Channel