“Shqipëria do bëjë revolucion”, vijon protesta në Tiranë, tubuesit zbresin në shesh në ditën e 112

19/09/2026 19:32

“Shqipëria do bëjë revolucion”.

Më këto thirrje në kor, protestuesit kanë dalë edhe sot në shesh, në ditën e 112 në Tiranë.

Ata kanë nisur grumbullimin si çdo pasdite në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar së bashku para zyrës së kryeministrit.

Pas stacionimit kanë vijuar me fjalimet e përnatshme, duke mbetur ‘stoikë’ në kërkesat e tyre për dorëheqje të kryeministrit dhe gjithë klasës politike.

Top Channel