27/11 16:16
Lazio është skuadra e radhës që kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Bardhekaltrit mposhtën 1-0 Bolognan në “Olimpico”.
Golin e fitores dhe të kualifikimit, e realizoi Felipe Anderson në minutën e 33’. Pedro rrëmbeu një top në zonën kundërshtare dhe pasoi për brazilian.
Skuadra e Maurizio Sarrit do të përballet me fituesin e çiftit Juventus-Monza (SuperSport 3, 20:00) në çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Me suksesin e sotëm, Lazio siguroi për herë të 13-të radhazi kalimin në tetë ekipet më të mira të Kupës së Italisë./ Super Sport
Top Channel