‘Dikush e inkurajonte’/ Familja thotë se 12 vjeçarja vdiq e vetëmbytur në sfidën vrasëse në TikTok (fotot)

17/01/2023 17:44

Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën kësaj jave në Argjentinë teksa merrte pjesë në një sfidë vrasëse të “vetëmbytjes” që është përhapur fillimisht mes fëmijëve në rrjetin TikTok.

“Jemi të shokuar, ne i kishim dhënë asaj aq shumë dashuri,” tha tezja e viktimës Laura Luque për rrjetin vendas Jam Press, mbi tragjedinë e 13 janarit në qytezën Capitán Bermudez, në provincën Santa Fe.

Mbesa e saj Milagros Soto, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj teksa merrte pjesë në “sfidën e mbytjes” që përhapet mes fëmijëve nga entitete përverse në rrjet — që është një nga disa “lojra” abuzive fatale në TikTok. E vogla u gjet e varur në një lak të improvizuar në shtëpi, shkruante rrjeti vendas El Litoral.

Sfida abuzive që shënjestron fëmijët naivë të rrjetit, i inkurajon ata të asfiksohen derisa të humbin ndjenjat, dhe vijon të shkaktojë viktima megjithë paralajmërimet e ekspertëve se mund të rezultojë në dëmtime në tru, kriza epileptike dhe vdekje.

“Ne besojmë se dikush e inkurajonte ta bënte,” tha tezja e viktimës Laura Luque.

Përdoruesit e TikTok paralajmërohen të njoftojnë  për persona të përfshirë në sfida të tilla me anë të një butoni ku shkruhet “Report”.

Soto nuk është e reja e parë që humb jetën në lojra të tilla, të sëmura në rrjet. Dy të rinj kanë vdekur kësaj vere në Britani me sfida vetëvrasëse, 14 vjeçari Leon Brown, dhe 12 vjeçari Archie Battersbee.

Tezja e viktimës shpjegonte se incidenti makabër ishte regjistruar në kamera për inkurajuesin në rrjet, ku shihej se vajza kishte tentuar të çlirohej nga laku por nuk kishte arritur.

Nuk dihet motivimi i Soto për pjesëmarrjen në lojën vrasëse, por tezja e saj thotë se kishte marrë adresën e lojës në një mesazh në WhatsApp, pasi bullizohej në shkollë nga nxënës të tjerë.

“Besoj se dikush e ka inkurajuar. Ka vuajtur përherë nga bullizmi në shkollë. Ajo na kishte thënë se asnjë nuk e donte në shkollë sepse ishte e bukur dhe kishte flokë biondë”, tha familjarja.

TikTok përballet gjithashtu me dy akuza vrasjeje për dy vajza të reja në Kaliforni që u gjetën të varura me sfidën e “asfiksimit” në kete platformë.

“TikTok ka investuar miliarda për të inkurajuar të vegjëlit të shikojnë përmbajtje që janë problematike dhe të dëmshme për minorenët”, thuhet në padi.

Përdoruesit e TikTok inkurajohen të sinjalizojnë këdo që përfshihet në sfida të mbytjes apo rreziqe të tjera, me anë të simbolit “Report.

FOTO GALERI
2/5
Sfida abuzive që shënjestron fëmijët naivë të rrjetit, i inkurajon ata të asfiksohen derisa të humbin ndjenjat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA