Zgjedhjet lokale/ Zbulohet shkresa e KQZ për partitë politike: Votim dhe numërim elektronik të paktën në 4 Bashki 02/10 16:51
Krishtlindja në fshatin e Hajmelit në Vaun e Dejës, po festohet çdo vit e më bukur.
“Betlehemi i gjallë”, edhe sivjet na ktheu pas në kohë në momentin kur lindi Krishti.
Janë rreth 250 aktorë, të gjithë banorë të fshatit të angazhuar vullnetarisht për këtë. Më i vogli është 3 muajsh në rolin e Krishtit të sapolindur.
Kjo traditë është kthyer në një atraksion turistik. Në natën e parë ishin mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria por edhe miq të huaj.
Boshatisja e fshatrave e sidomos largimi i të rinjve i ka nxjerrë jo pak vështirësi “Betlehemit të Gjallë”.
Top Channel