Akuzat për trafikim armësh/ SPAK nis kontrollet në banesën e Ron Yeffet, sekuestrohen edhe dokumente nga Ministria e Mbrojtjes

02/10/2026 14:20

Pas akuzave të ngritura nga Arben Ahmetaj për trafikim armësh, SPAK ka nisur kontrollet në banesën e Ron Yeffet në zonën e Lundrës.

Sipas gazetares Anila Hoxha, në kuadër të verifikimeve janë sekuestruar gjithashtu dokumente dhe shkresa pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Kontrollet dhe verifikimet po zhvillohen për të hedhur dritë mbi akuzat e bëra publike.

Top Channel