“Skampa” nis edicionin e 28-të, dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor, festivali hapet me “Medea”

01/10/2026 16:32

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa” nisi në Elbasan edicionin e tij të 28-të, duke sjellë magjinë e artit të gjallë në zemër të qytetit. Edicioni i 28-të i festivalit risjell edhe këtë vit një larmi performancash nga vende të ndryshme të botës.

Nga data 30 shtator deri më 5 tetor do të ngjiten në skenë shfaqje nga 10 trupa të ndryshme teatrore, mes të cilave, trupa teatrore nga Turqia, SHBA, Tunizia, Italia, Teatri Kombëtar, Teatri Skampa etj.

Në 28 vite, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit ka qenë promovuesi më i mirë i artit, kulturës dhe vetë qytetit të Elbasanit, si festivali më jetëgjatë në Shqipëri.

Mbrëmja e parë solli në skenë shfaqjen “Medea”, nga Teatri Shtetëror i Izmirit në Turqi. Një prodhim vizual, goditës dhe emocional, i ndërtuar mbi lëvizjen, ritmin dhe ikonografinë skenike, që depërton në dhimbjen dhe vuajtjen njerëzore.

Top Channel