Argjentina u shpall Kampione e Botës për të tretën herë në historinë e saj teksa Katar triumfuan ndaj Francës.
Sigurisht, vëmendja ishte e gjitha për Lionel Messin, megjithatë një rol të jashtëzakonshëm në triumfin e albicelesteve pati edhe portieri Emiliano Martinez. Gardiani që aktivizohet në radhët e Aston Villa-s në Premier League ishte vendimtar në sfidën e 1/8-tave ndaj Australisë, ndërsa paraqitjet deçizive i përsëriti edhe ndaj Holandës në çerekfinale ku priti dy penallti, e po ashtu edhe ndaj Francës ku ishte vendimtar ndaj Kolo Muanit si dhe Coman në goditjen e penalltive.
Por, cili është Emi Martinez apo thënë ndryshe si “Njeriu i Momentit”, kjo edhe për shkak të veprimit të tij kur mori çmimin si Portieri më i mirë i Botërorit, apo edhe prej talljeve të Mbappe në festën e Buenos Airesit.
Më poshtë ju sjellim pesë kuriozitete rreth portierit të Argjentinës:
1-U transferua te Arsenal në vitin 2010, kur ishte vetëm 18-vjeç. Por, shansi i parë i vërtetë tek Arsenal i erdhi vetëm në sezonin 2019-2020, teksa më parë kishte përjetuar në nëntë vite gjashtë herë huazimin dhe gjithnjë në skuadra të niveleve të ulëta.
2-Shokët e skuadrës e thërrasin “Dibu”. Ky epitet i është vendosur për shkak të ngjashmërisë së Martinez me personazhin vizatimor të një seriali televiziv të quajtur “Mi familia es un dibujo”. Ashtu si edhe personazhi vizatimor, Martinez është trupmadh.
3-Martinez i kushton shumë rëndësi aspektit psikologjik, trajtohet vazdimisht me joga, pilates dhe një psikolog. Një “ves” të tillë, Martinez e nisi në vitin 2018 pasi dështoi te Getafe, me synimin për t’u rikthyer më i fortë në Botërorin e vitit 2022. Ia doli pasi tashmë është Kampion i Botës.
4-Është një mjeshtër për të pritur penallti. Në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, priti tre të tilla. Më pas në Botëror i priti dy penallti Holandës dhe në finale, po nga pika e bardhë, ndali Coman.
5-Martinez është edhe një shkrimtar. Nga një tetori në treg mund të gjendet edhe libri i tij i titulluar “Dibu Martinez, Pasioni për Futbollin”, në të cilin tregon historinë e tij./ SuperSport
Top Channel