Blaise Matuidi ishte pjesë e Francës në Botërorin e para katër viteve të zhvilluar në Rusi, aty ku me Francën ia doli të fitonte titullin më të dëshiruar për një futbollist ndërsa kishte një rol protagonisti në mesfushën e trajnerit Dider Deschamps.
Tashmë, Franca dhe disa prej shokëve të tij janë sërish në finalen e eventit madhor teksa përballen me Argjentinën e Lionel Messit. “Pleshti” është edhe rreziku numër një për skuadrën e “Gjelave”, dhe sipas Matuidi Messi do të shënojë gol. Por, Matuidi thekson se ndeshja në fund do të përfundojë me fitoren e “Bluve” me rezultatin 2-1.
“Sipas mendimit tim ndeshja do të mbyllet me rezultatin 2-1. Messi do të shënojë gol, por ne do të bëjmë një më shumë. Për Francën nuk është aspak e rëndësishme se cili do të shënojë, e rëndësishme është që Kupa e Botës të qëndrojë në shtëpi”, tha Matuidi për Le Parisien./ Super Sport
Top Channel