Lionel Messi dhe Kylian Mbappe mund të konsiderohen pa problem si dy futbollistët më të mirë aktualisht dhe jo më kot, të udhëhequr prej tyre Argjentina dhe Franca kanë mbërritur në finalen e Botërorit të Katarit.

Te klubi i PSG janë tejet entuziastë për kondicionin e yjeve të tyre dhe për të disatën herë presidenti i parizienëve, Nasser Al-Khelaifi thekson se Messi dhe Mbappe do të qëndrojnë në kryeqytetin francez.

“Messi dhe Mbappe janë shumë të lumtur që veshin fanellën e PSG, ashtu si edhe pjesa tjetër e djemve që janë pjesë e skuadrës. Këtë mund ta shikoni gjatë ndeshjeve të PSG, jo më kot në këtë sezon nuk kemi pësuar asnjë humbje. Mbappe sapo ka firmosur kontratën e re ndërsa për Messin të jeni të sigurt se është pjesë e jona, të paktën deri në fundin e sezonit, më pas do të ulemi dhe do të bisedojmë sërish”, u shpreh Al-Khelaifi për Gazzeta Dello Sport./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA