Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim, ju sugjerojmë destinacionin më të lirë europian

09/12/2022 16:18

Omio, një website i njohur për udhëtimet, me anë të të dhënave të tyre kanë shpallur destinacionin më të lirë europian për vitin 2022, ndaj për të gjithë ju që jeni duke planifikuar një udhëtim dhe nuk doni të shpenzoni, ky vend do të jetë i duhuri për ju.

Duke përfshirë 100 destinacionet më të njohura në Francë, Belgjikë, Itali, Zvicër, Hollandë dhe Spanjë, kjo e fundit rezultoi të kishte qytetin më të lirë për të vizituar dhe pa shpenzuar shumë para.

Ky qytet është kapitali i një province në territorin e Andalucisë i njohur me emrin Granada. Granada shquhet për kulturën e saj që është një miksim i asaj spanjolle dhe arabe, duke qenë se ka influencë të madhe për shkak të luftërave të ndodhura shumë vite më parë.

Duke qenë se kultura e saj është kaq e njohur dhe njerëzit janë të interesuar për historinë e saj, vendasit kanë zhvilluar mënyra të ndryshme për t’i tërhequr ato dhe për të rritur ekonominë e vendit. Në qytet numërohen më shumë se 10 muze pa pagesë dhe organizime të 112 aktiviteteve të ndryshme çdo vit.

Pa përfshirë pikat turistike, të cilat janë shumica pa pagesë, përparësi ka edhe fakti që nevojat ose shërbimet minimale gjithashtu janë shumë lirë ose gati falas. Një ndër to është fakti se ka shumë pika me “Wi-fi free” ose burime ku njerëzit mund të pinë ujë të pijshëm.

Transporti publik është një vlerë plus, ku krahasuar me qytetet e tjera europiane janë shumë lirë duke patur një vlerë prej 1.40 euro për biletën e autobusit dhe 1.35 euro për atë të metros. Më pas këto qytete u renditën edhe në bazë të numrit të çmimeve të ushqimit dhe pijeve, atraksioneve falas dhe çmimit të transportit publik. Gjithashtu u analizua edhe kostot e tureve të vizitave të qytetit dhe numrin e shatërvaneve publikë për të pirë ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA