
Spanja e nisi me shumë vrull Botërorin në Katar teksa mposhti me rezultatin 7-0, Kosta Rikën.
Tashmë, e ardhmja e trajnerit Luis Enrique është vendosur në pikëpyetje ndërsa vetë tekniku ka marrë disa ditë pushime dhe do të reflektojë për të ardhmen. Presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales është në pritje të një vendimi të Enriques ndërsa po merr masat edhe për zëvendësuesit e tij. I pari në listë është Marcelino me 57-vjeçarin që ka një karrierë të gjatë teksa ka drejtuar klube si Valencia, Athletic Bilbao apo Villareal.
I dyti në radhë është Roberto Martinez, i cili dështoi me Belgjikën e më parë ka drejtuar Evertonin. Në fund, një tjetër opsion është edhe Luis De La Fuente që aktualisht është trajner i Kombëtares U21./ Super Sport
Top Channel