Japoni-Kroaci, trajneri i Kombëtares i sigurtë: Kjo ndeshje shkon në shtesa!

05/12/2022 12:57

Japonia është gati për ndeshjen ndaj Kroacisë, duel i vlefshëm për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Trajneri i “Samurajve”, Hajime Moriyasu vlerëson shumë kundërshtarët dhe shprehet i bindur se sfida do të zgjasë më shumë se 90 minuta.

Kemi respekt të madh për kroatët, një ekip plot lojtarë të mëdhenj. Ata fituan medaljen e Argjendtë në Botërorin e kaluar, dinë të përshtaten me çdo lloj kundërshtari dhe do të jetë një përballje në të cilën do të vuajmë.

“Pres një ndeshje të vështirë që do të zgjasë 120 minuta”, u shpreh trajneri i kombëtares aziatike, që i surprizoi të gjithë duke e mbyllur fazën e grupeve në vend të parë pas triumfeve historike ndaj Gjermanisë dhe Spanjës.

Top Channel