
Këtë herë nuk shënoi, por Granit Xhaka ishte padyshim protagonist i suksesit të Zvicrës ndaj Serbisë, që solli edhe kualifikimin e helvetë e në fazën e 1/8-ave të Katar 2022.
Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te Zvicra, u provokua vazhdimisht, por menaxhoi mirë situatat dhe në fund u shpall më i miri i ndeshjes.
Pas ndeshjesh Xhaka shmangu polemikat dhe foli vetëm për futboll, teksa paralajmëroi se Portugalia mund të jetë viktima e radhës e Zvicrës.
“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi edhe kundërshtari kishte elementë cilësorë. Megjithate u vendosëm mirë në fushë dhe fituam me meritë. Jemi të lumtur që jemi në 1/8-at dhe tani duhet të mendojmë për Portugalinë. Ndeshje e fortë, por kam besim se mund t’ia dalim”, u shpreh Xhaka.
Top Channel