“Tmerri që kaloi futbollisti në Shqipëri”/ Në Kroaci jehonë historisë së Zivkovicit me Kukësin

03/12/2022 16:11

Mediat kroate shkruajnë për historinë e lojtarit Zivkovicit në Kukës.


“Ish-futbollisti i Shibenikut, Dugopoljes dhe Ümraniyesporit, Ante Živković, i cili këtë verë ka nënshkruar kontratë me Kukësin, ka kaluar një dramë të vërtetë. Fatkeqësisht, siç ndodh shpesh te klubet e paqëndrueshme financiarisht, Zivkovic nuk ka marrë disa pagesa dhe ka kërkuar një takim me drejtuesit e klubit për të rënë dakord për detyrimet e prapambetura. Mirëpo kur futbollisti 29-vjeçar shkoi në stadium, takimi u kthye në një tmerr të vërtetë. Zivkovic u mbajt në stadium për disa orë me sharje dhe kërcënime.”

Kështu shkruajnë mediet kroate, që i referohen qëndrimit zyrtar të Sindikatës së Futbollistëve Profesistë të Bosnjë Herecegovinës për atë që i ka ndodhur futbollistit ditët e fundit në Shqipëri.

“Ante (Zivkovic), pasi u sulmua fizikisht, arriti të largohej pas disa orësh nga stadiumi dhe të shkonte në Kroaci.

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Bosnjës dhe Hercegovinës vendosi ta ndajë me publikun historinë e tij dhe tashmë ka nisur procedurat në FIFA, për të vërtetuar veprimet e paligjshme të klubit shqiptar.

Për momentin, nuk ka asnjë qëndrim nga klubi i Kukësit për këti akuza./ SuperSport

Top Channel