18/12 21:14
Një nga të paktët që shpëtoi veten në “katastrofën” e Gjermanisë në Katar ishte Antonio Rudiger.
Mbrojtësi i Real Madrid ka postuar një foto në “Twitter” që e portretizon atë të dorëhequr në mes të fushës në fund të ndeshjes kundër Kosta Rika-s dhe krahas fotos shkruan:
“Vetëm një zhgënjim i madh! Kishim planifikuar kaq shumë dhe përfunduam duke u zhgënjyer më shumë. Ne nuk duhet të kërkojmë justifikime për këtë, por të pyesim veten. Do të më duhet pak kohë për të tretur eliminimin. Është më së shumti zhgënjyese dhe nuk ka as komoditet për momentin. Gjithsesi, faleminderit atyre që më mbështetën mua dhe kombëtaren në Kupën e Botës.”
Top Channel