Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë, sipas një raporti të OKB.

Sipas kësaj liste 30.7 për qind e popullsisë shqiptare  jeton në diasporë.

Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, shumë njerëz u larguan në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, për shembull, Evropa Perëndimore, thotë raporti.

Sot shumica e shqiptarëve jashtë kufijve janë vendosur në Itali, Greqi , Angli, Amerikë e shumë vende të tjera. Sigurimi i një jetese më të mirë i ka shtyrë vazhdimisht dhe po i shtyn shqiptarët të largohen në masë.  Të rinj dhe familjarë thonë se niveli ekonomik i ulët dhe një mungesë perspektive për të ardhmen  po i shtyn për të gjetur një zgjidhje përtej vendit ku janë lindur e rritur.

Në vendin e dytë të këtij raporti është Bosnjë Hercegovina , ku si pasojë e luftërave te përgjakshme  34 për qind e popullsisë jeton jashtë vendit .

Kjo vlen për Sirinë, ku rreth 30 për qind e popullsisë prej 28 milionë banorësh tani jetojnë jashtë vendit, si dhe Sudanin e Jugut (21 për qind).

Lista e vendeve me përqindjen më të madhe të popullsisë vendase që jeton në diasporë zbulon histori lufte dhe shpërnguljeje, por edhe stanjacion ekonomik dhe mungesë perspektive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Statista (@statista)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA