Aksident tragjik në Itali/ Furgoni përplas 5-vjeçaren pranë një qendre tregtare, e mitura ndërron jetë në spital

29/09/2026 22:04

Një 5-vjeçare ka ndërruar jetë në Itali, pasi u përplas nga një furgon në qendër të Bolzanoz pranë një qendre tregtare.

Ajo është dërguar menjëherë në spital por si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së martës, më 29 shtator, rreth orës 10:20 të mëngjesit, në Via Garibaldi, përpara njërës prej hyrjeve të qendrës tregtare WaltherPark dhe pranë stacionit të trenit.

Policia lokale vijon hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

Top Channel