Tubimi i 122 poshtë zyrës së kryeministrit Rama, protestuesit e mbyllin me marshimin e përnatshëm

29/09/2026 22:48

Prej 122 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përsëritet thirrja për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.

Edhe pas katër muajsh në shesh, protestuesit theksojnë se nuk dorëzohen.

Thirrja kryesore edhe në protestën e 122 ishte për studentët, por edhe qytetarët e tjerë, që të bashkohen në shesh.

Nga sheshi i protestës, organizatorët kujtuan kërkesat e tyre për dorëheqjen e politikës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Pas fjalimeve poshtë Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët kryesore të Tiranës me thirrjet kundër politikës.

Top Channel