Gazetari në Uganda bëhet mbret i Toro-s, pason kushëririn që u kurorëzua në moshën 3-vjeçare Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Katerina Goga, ishte sot e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku foli për marrëdhënien me Arnoldin Damazetin.
Katerina ka bërë reagime të ndryshme në rrjetet sociale ku akuzonte ish-konkurrentin e “Për’puthen” që refuzonte njohjen e atësisë së vajzës. Gjithashtu kishte përmendur dhe faktin për një test të ADN-së.
Sot, gjatë intervistës me Bieta Sulon, Katerina tregoi se vajza është dy muajshe dhe ende nuk është takuar me babain e saj. Por ajo shtoi se tashmë ata janë pajtuar dhe se komunikojnë me njëri-tjetrin.
Goga lexoi mesazhin që Arnoldin i kishte dërguar, ku i kërkonte që t’a kuptonte. Sipas saj, ai i thoshte se ka reflektuar dhe ka menduar për raportin e tyre.
Pjesë nga intervista:
Bieta: Me një jetë të re në shtëpinë tënde, që tani është duke fjetur. E paç me jetë. Si ja ke vënë emrin?
Katerina: Nuk ia kam vendosur akoma, kam dy tre emra ë më pëlqejnë por se kam vendosur akoma
Bieta: Vajza ka mbushur dy muaj?
Katerina: Po, por këtu nuk është problem, ke kohë që të shkosh të regjistrosh. Tani po e mendoj akoma, kam dy emra.
Bieta: Vajzën e ke regjistruar?
Katerina: Po
Bieta: Si?
Katerina: E kam regjistruar me mbiemrin tim, nuk është nevoja për emër nëse nuk e ke vendosur.
Bieta: E ke regjistruar me mbiemrin tënd?
Katerina: Po
Bieta: Sepse atësia nuk është njohur, apo jo?
Katerina: Nuk është se nuk është njohur, që të dy e dimë se i kujt është fëmija. Po ngaqë kishim ato konfliktet. Ai ka qenë pak impulsiv në atë kohë, nuk është se nuk e ka dashur, por nuk e përballonte dot. E si pasojë bëri gjëra impulsive. E ka pranuar vetë, edhe tani që kemi një komunikim,.
Bieta: Çfarë keni?
Katerina: Jemi pajtuar, ta them kështu.
Bieta: Çfarë ndodhi? Kur u pajtuat?
Katerina: Ishim në një komunikim gjithë këto muaj. Ai shumë herë nuk ka besim, nuk e di pse, ngaqë jam pak spontane, nuk kam shumë limite. Ai bllokohet ndonjëherë. Donte kohë që të shikonte që unë akoma interesohem për atë, dhe ai për mua. Këto muaj thjesht komunikonim dhe para dy ditësh e gjeti forcën dhe guximin dhe u shpreh, u hap.
Bieta: Çfarë tha?
Katerina: Më shkroi një mesazh shumë të madh
Bieta: Mund të na lexosh
Katerina: Më thotë që ka menduar dhe ka reflektuar, që unë ta kam thënë vërtetë që e kam dashur një fëmijë. Por unë jam arrogant dhe ndonjëherë hundë përpjetë. Ti e di historinë time, por dua të të falënderoj që bëre një sakrificë të madhe. Ti kam falur të gjitha. Duhet të më kuptosh, që në fëmijëri kam qenë kështu. Po të pyesësh për mua, do të thonë se kështu kam qenë. Jam larguar se nuk e kam përjetuar ndonjëherë një gjë të tillë, mos më akuzo.
Bieta: Si e kuptove ti këtë? Si një pranim atësie apo rikthim?
Katerina: Të gjitha bashkë. Ai një herë shprehet ai, nuk shorehet kollaj
Bieta: Ti ça përgjigje i dhe?
Katerina: I thashë të të marr në telefon. Por nuk mundej se ishte në orën 4 të mëngjesit.
Bieta: U preke?
Katerina: Normale që u preka shumë, nuk e prisja, ça pati. Më tha mi lër ti them tani.
Bieta: Ishte esëll?
Katerina: Nuk e di, nuk e pyeta.
Bieta: Kur u zgjua e mbante mend?
Katerina: Të nesërmen tha ua paskem thënë shumë
Bieta: Ti i beson?
Katerina: E pranoi, normale.
Bieta: Për vajzën diskutuat? Do vijë te ti? Apo ka ardhur?
Katerina: Nuk besoj të jetë në fluturim, se punon shumë orë dhe tani sapo ka nisur punën.
Bieta: Po mami ça thotë për gjithë këtë?
Katerina: Mami tani për tani po vëzhgon, normale që do më të mirën për ne, sidomos për të voglën që e do më shumë se unë. Nëse është mirë që ne të jemi bashkë, ajo këtë do. Nëse nuk është mirë të jemi bashkë, edhe atë e pranon
Bieta: A e ka takuar vajzën?
Katerina: Jo. Siç të thashë sapo ka filluar punën
Bieta: Deri në çfarë momenti të shtatzënisë ka qenë pranë teje?
Katerina: Deri kur kam qenë 6 muajshe, kur u ndamë keq.
Bieta: Si erdhi dëshira për të patur një fëmijë, se erdhi shumë herët
Katerina: Unë e kisha thënë si muhabet, kujdes se nëse bëhet diçka unë e dua një fëmijë dhe e mbaj. Ai tha ‘ok dhe unë do doja’. Atëherë e pranoi. E provuam dhe u bë menjëherë. As unë se besoja dhe as ai, prandaj ishim në shok. Tek ne erdhi shumë shpejt kjo bebja ime që e dua shumë.
Bieta: Por nga ana tjetër, kur do sjellësh në jetë një fëmijë duhet pleqëruar mirë, ju i bëtë këto biseda me njëri-tjetrin?
Katerina: Edhe unë që e doja dhe e kam dashur shumë, mendoja se do ishte më e lehtë. Nuk i kisha parashikuar gjërat mirë. Ishte dhe spontane. Jemi Shigjetarë dhe kur na kap ai entuziazmi, gjetëm njëri-tjetrin dhe thamë provojmë. Nuk e menduam shumë gjatë e prandaj ndodhën gjërat ashtu. Shtatzënia ishte e vështirë në muajt e parë, nuk punoja gjithë kohës si më para, vështirësohesha pak me të ardhurat, e tani e kuptoj se nuk është aq e lehtë. Por është ndjenja më e bukur në jetë. Rri e them se si e bëra kaq të bukur. Ende se besoj se kam një fëmijë.
Bieta: E do kaq shumë apo je mirëkuptuese?
Katerina: Të dyja
Bieta: Si e kupton që ai të do?
Katerina: Nuk është se do shumë kollaj ai, do shumë kohë. Por nga momenti që kemi kaluar të gjitha këto, me shumë vështirësi, me të shara, me konflikte dhe prapë se prapë pas kaq kohësh flasim për një çështje si ADN, ajo tregon se diçka ka. Ai nuk e pranon, por unë i kuptoj. Thonë që ai tallet por unë e di se si është ai. Ai nuk hapet jashtë, ndonjëherë tek unë.
Bieta: Jeni të dashur?
Katerina: Jemi rikthyer te lidhj që kishim. Një lidhje shpirtërore që e kuptojmë vetëm ne, jemi paranormal ne të dy.
Top Channel