Si u thur plani për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës, zbardhen dëshmitë e dy autorëve, Balla: Më premtoi që…

29/09/2026 12:34

Janë marrë në pyetje dy të rinjtë që tentuan të mashtrojnë Armand Dukën dhe t’i marrin 100 mijë euro.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, raporton se Orest Balla ka deklaruar se kishte marrë një mesazh në Instagram nga një person i panjohur, i cili i kishte premtuar 2 mijë euro në këmbim të komunikimit me një person tjetër.

Balla ka pretenduar se më pas, një person kishte shkuar me makinë dhe i kishte dhënë një numër telefoni, përmes të cilit ai kishte komunikuar me djalin e Armand Dukës, i cili, në fakt, ishte agjent policie.

Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk e njihte më parë të arrestuarin tjetër, Edison Korrën.

Edison Korra ka dhënë një tjetër version për ngjarjen. Sipas tij, ai ishte kontaktuar nga Orest Balla në një lokal, ku ky i fundit i kishte kërkuar të merrte një porosi.

Hetuesit dyshojnë se dëshmitë e të dyve janë të pavërteta.

Ndërkohë, komunikimi me vetë Armand Dukën dyshohet se është kryer nga një person tjetër, përmes mesazheve në aplikacionin Signal.

Top Channel